Kjo javë nuk ka lejuar që dy vendet e para të ndryshojnë pozicion nga java e kaluar mirëpo nuk ka ndodhur e njëjta gjë me pozicionin e tretë.

Projekti i Elvana Gjatës, “Me Fal”, i cili është bërë pjesë e klasifikimit javën e kaluar, nuk është mposhtur as këtë javë, duke marrë votat maksimale dhe duke mbajtur kështu kreun e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Elvana vazhdon të jetë gjithashtu në listë me këngën “Vec një pikë” nga minialbumi i saj, “3”, e cila për këtë javë mban vendin e 31-të, duke u ngjitur me 7 vende nga java e kaluar.

Sukses këtë javë ka patur edhe bashkëpunimi më i ri i Dhurata Dorës dhe Florit, “Trendafil”, i cili dhe këtë javë mban vendin e dytë, duke mos lëvizuar asnjë pozicion nga java e kaluar. Dyshja e talentuar e muzikës shqiptare ka tërhequr vëmendjen e publikut me këtë këngë që ka ardhur në një zhanër të veçantë muzikor.

Ndryshe nga dy pozicionet e para, të cilat nuk kanë ndryshuar, bashkëpunimi i Yll Limanit dhe 2po2, “Dritat”, është ngjitur me një pozicion nga java e kaluar, duke u vendosur në treshen e këngëve më të dëgjuara të listës.  E gjendur mes kritikave dhe komplimenteve, “Dritat” po vazhdon të ketë një sukses të madh. Ylli ka mposhtur Kidën me këngën “Pe du”, e cila javën e kaluar mbante këtë pozicion. Gjatë kësaj jave Kida ka humbur 9 pozicione me “Pe du”, pasi duket se vëmendjen e ka marrë projekti më i ri i saj, “Ti”, i cili është renditur menjëherë në vendin e 4-t.

Sa i përket projekteve të reja që janë futur në “The Top List” këtë javë, janë 4 këngë, të cilat janë pozicionuar mjaft mirë.