Ky vit shënon dhjetorin e 5-të të “The Top List”, një klasifikim muzikor, i cili për hir të së vërtetës mbetet një ndër promovuesit më të mirë të muzikës dhe artistëve të rinj. Nga java në javë, listës i shtohen projekte të reja dhe artistë të rinj, duke pasuruar sa më shumë tregun muzikor shqiptar.
Ndërkohë që vitit 2019-të po i vjen fundi, ne kemi vendosur të kthehemi pas në kohë dhe të rikujtojmë dhjetoret e viteve të kaluara dhe këngët që kanë kryesuar listën në atë kohë.
Në dhjetorin e vitit 2015-të, kur edhe për herë të parë lindi klasifikimi zyrtar i “Top Awards”, ka qënë 2TON me këngën “Ani Nasht”, reperi që ka kryesuar për dy javë rresht ndërsa javët e tjera janë kryesuar nga Ledri Vula dhe kënga e tij, “SRMN”.
Në vitin 2016-të, kënga që ka rezultuar tepër e pëlqyer në javën e parë të dhjetorit është bashkëpunimi i parë dhe i vetëm i Kidës dhe Xhensila Myrtezaj, “Uh baby”. Kreu i tre javëve të tjera është kryesuar nga një tjetër bashkëpunim dhe bëhet fjalë për “Kryt Nalt” kënduar nga 2po2 dhe UniKKatiL.
Ishte nëntori i vitit 2017-të kur Miriam Cani u rikthye në muzikë mjaft fuqishëm dhe ishte pikërisht kënga “Meteor” që e renditi atë në vendin e parë për dy javë rresht në muajin dhjetor. Lil Koli është reperi që për herë të parë dhe të vetme ka kryesuar listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare dhe bëhet fjalë për 2-javëshin e fundit të muajit dhjetor 2017 me këngën “Me grupin”.
Alban Skënderaj është një artistë që sigurisht nuk mund t’i mungojë vendeve të para dhe kështu ka ndodhur pikërisht në vitin 2018-të. Tre javët e para të këtij muaji festiv janë kryesuar nga kënga “Nëntor, 26“, një baladë që u shndërrua në të preferuarën e publikut në ato kohë. “Mori”, një bashkëpunim i sjellë nga treshja e talentuar, Flori, Ghetto Geasy dhe Bruno, u prit mjaft mirë nga publiku dhe këtë e tregoi fakti i renditjes në krye të listës që në javën e parë të hyrjes në klasifikim. Në dhjetorin e 2018-ës një tjetër këngë që kënaqi publikun shqiptar ishte edhe “Bakllava”, e Butrint Imerit dhe Gjikos, një këngë që u rendit në vendin e parë të “The Top List” për disa javë rresht.
Ndërsa kreu i dhjetorit 2019-të ka ardhur krejt surprizë pasi dy artistë të rinj gjenden në vendin e parë. Diona Fona dhe EAZ vazhdojnë të votohen pafund nga fansat për të 4-tën javë rresht me bashkëpunimin e tyre të parë, “Ti je”.
Por kujt do i takojë froni në javën e fundit të vitit? E gjitha kjo faret nga publiku, i cili përmes votave të tyre do të shpallë këngën më të dëgjuar për javën e fundit të vitit 2019-të.