Një prej çifteve më të komentuara kohët e fundit të showbiz-it shqiptar është pikërisht Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj. Dyshja bëri goxha bujë me lidhjen e tyre romantike brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, asaj të “Big Brother VIP”. Megjithatë, po aq e bujshme ishte dhe ndarja e tyre fare pak pas mbarimit të këtij spektakli.

Menjëherë nuk munguan as projektet e tyre të reja. Ishte fillimisht Donaldi ai që publikoi projektin e tij të parë solo, “Nuk Je” dhe pas tij erdhi Beatrix me “Ma shumë se ti”.

Padyshim që dy projekte shumë të pëlqyera dhe të shoqëruara nga pas me po aq shumë zhurmë. “Ma shumë se ti”, projekti në të cilin Beatrix erdhi së bashku me Dj Geek, ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” dhe madje në një renditje mjaft të kënaqshme. Ky projekt u pozicionua menjëherë në vend të pestë.

Si për çudinë tonë, Trixa dhe Donaldi janë fare pranë njëri-tjetrit në listën e kësaj jave. Donaldi është pozicionuar në vend katërt me “Nuk je”. Si do të jetë rrugëtimi i tyre gjatë javëve në vazhdim?