Klasifikimi i “Top Awards” është shndërruar në një nga përzgjedhësit më të mirë të muzikës moderne shqiptare. Nga java në javë kësaj liste i shtohen projekte të reja, duke lënë jashtë saj disa këngë të tjera, të cilat nuk mund të marrin votat e mjaftueshme për të qëndruar në klasifikim.
Janë pikërisht fansat e artistëve, të cilët bëjnë përzgjedhjen se cilat këngë duhet të qëndrojnë në “The Top List”, pavarësisht kohës kur janë publikuar.
Po kush janë artistët që kanë më shumë javë në klasifikim?
Kida është një ndër artistet që ka më shumë këngë në klasifikimin e “The Top List”, këngët e së cilës për një kohë të gjatë qëndrojnë në listë. Artistja, e cila së fundmi është shkëputur nga shtëpia diskografike “On Records” me të cilën punonte prej 10 vitesh, është pjesë e klasifikimit zytar të “Top Awards” me 10 projekte në total, ku “Anderr” është një ndër këngët më jetëgjatë. “Ka je”, “Merri Krejt”, “Harrom”, “Ti”, “Bileta”, “Don’t say no more”, “Mas”, “Pe du”, “Anderr”, “Kce” renditen përkatësisht në vendet e 14-të, 18-të, 19-të, 21-të, 22-të, 24-t, 25-të, 26-të, 29-të dhe 32-të.
Një tjetër artistë, i cili ka shumë javë në klasifikim është Ledri Vula. Reperi i dashur i publikut shqiptar gjendet në listë me 9 këngë në total, ku kënga e tij “Harrom” është gjithashtu një ndër këngët me më shumë javë në listë, plot 90 javë. Këngët e tij “Aje”, “Mike”, “Menemadhe”, “Princess Diana”, “U harrum”, “Nona”, “Merri Merri”, “Nasty Girl” dhe “I Vogel” pozicionohen përkatësisht në vendet e dytë, 39-të, 43-të, 49-të, 62-të, 66-të, 75-të, 76-të dhe 91-të.
Kësaj liste nuk mund t’i mungonte Capital T, i cili ka qënë vazhdimisht mjaft aktiv në treg. Ndërkohë që bashkëpunimi i tij me Elavana Gjatën dhe 2po2, “Lejla” është kënga më e vjetër e klasifikimit, Capital T gjendet në listë me 7 projekte në total. “Pse po ma lun lojen” është kënga “solo” më e vjetër e artistit në listë, plot 83 javë. Këngët e Kapos, “Pasha jeten”, “Filma”. “Lejla”, “Andiamo”, “Pse po ma lun lojen”, “Bomba” dhe “O Ma” renditen përkatësisht në vendet e 40-të, 44-t, 73-të, 74-t, 81-të, 86-të dhe 88-të.
Tayna dhe Yll Limani janë gjithashtu dy artistë, këngët e të cilëve vazhdojnë të jenë në klasifikim edhe pse kanë kaluar disa muaj që nga koha e publikimit. Këta dy artistë gjenden në listë me nga 6 këngë secili, duke u renditur mjaft mirë në listë. Këngët e Yll Limanit, ku më e vjetra është “Dritat” në bashkëpunim 2po2 me 64 javë në listë, kanë përkatëisisht: “Krejt ti fala” – 20 javë, “Autumn Leaves”- 19 javë, “Harrom”- një javë, “Vaj” – 9 javë dhe “A ja ka vlejt” – 44 javë. Nga ana tjetër, kënga më e vjetër e Tayna-s është “Columbiana” -35 javë ndërsa këngët e tjera “Aje” – 7 javë, “Pow Pow” – 11 javë, “Shqipe”- 31 javë, “Fake” – 24 javë dhe “Doruntina” -19 javë.
Butrinti Imeri është i fundit që e mbyll këtë listë me 5 këngë në total. Projekti më i fundit i Butrintit është “Bakllava”, një këngë me të cilin artisti ka goditur në shenjë pasi prej disa javësh mban vendin e parë. Këngët e Butrint Imerit që gjenden në listë janë: “Bakllava”- 7 javë, “Ma Cherie” -38 javë, “Kush?”- 15 javë, “Xhanem” – 60 javë dhe “Alea” – 31 javë.