Tayna vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në skenën shqiptare dhe së fundmi artistja ka rikthyer vëmendjen e publikut me albumin “Genesis”, projekte solo dhe bashkëpunime që po qarkullojnë kudo në rrjete sociale dhe platforma muzikore.

“Genesis” vjen si një projekt që tregon një anë më të pjekur artistikisht të Taynas. Albumi përzien energjinë e saj karakteristike me tinguj modernë, beat-e urban dhe tekste që flasin për suksesin, vetëbesimin dhe jetën personale. Fansat e kanë pritur mjaft mirë këtë rikthim, ndërsa shumë këngë nga albumi janë kthyer shpejt në hite.

Ajo që bie në sy te “Genesis” është fakti që Tayna eksperimenton më shumë me stilin muzikor. Në disa këngë dominojnë ritmet trap dhe hip-hop, ndërsa në të tjera artistja sjell vibe më melodike dhe emocionale. Ky kombinim e ka bërë albumin të duket më i plotë dhe më afër tregut ndërkombëtar.

Klipet me produksion modern, paraqitja plot stil dhe prania e fortë në rrjetet sociale vazhdojnë të jenë një nga pikat më të forta të artistes. Çdo publikim i saj komentohet menjëherë dhe arrin mijëra klikime në një kohë të shkurtër.

Tayna ka treguar se di të përshtatet me artistë të ndryshëm dhe të sjellë kombinime që funksionojnë mirë me publikun. Një ndër to që i bashkohet klasifikimit të javës është ai me Elain, “Rruga jeme”. Po ashtu listës i bashkohen dhe dy projekte të tjera solo, “Kur perëndon” dhe “Nostalgjia”.