Kemi hyrë tashmë në gjysmën e muajit të qershorit dhe nëse kthehemi pak pas deri në fillim të vitit, janë disa artistë që kanë kryesuar më së shumti në klasifikimin e “The Top List”. Ja se cilët kanë qenë ata…
1. Yll Limani ka qendruar për 7 javë në krye me “Lshoja zanin” dhe “9”. “Lshoja zanin” rezultoi dhe si më i pëlqyeri për sa i përket votimit në listë.
2. Alban Skënderaj ka qendruar për 5 javë në krye me “Spektatore” dhe “Një natë”. “Një natë” është bashkëpunimi i ri me Capital T dhe që është pritur mjaft mirë nga publiku.
3. Beatrix Ramosaj ka qendruar për 4 javë radhazi në krye me “Faj”. “Faj” ka qenë dhe kënga e Trixës që ka bërë më së shumti bujë tek publiku, duke qenë se këngëtarja e ka publikuar pak pas daljes nga shtëpia e “BBV”.
4. Capital T ka qendruar për 7 javë në krye me “Heku qafe”, “Flakë”, “Për dashni” dhe “Një natë”. Si gjithmonë reperi di si të sjellë muzikë të mirë dhe të dallojë nga të tjerët.