Një gjë është e sigurtë, viti 2021 ka qenë plot me artistë të rinj dhe të talentuar që kanë hyrë në klasifikimin e “The Top List”. E madje jo vetë kaq, por ata gjithashtu kanë qenë dhe mjaft aktivë duke sjellë disa projekte në klasifikim.
Një ndër ta është Elai. Elai ka hyrë njëherazi në klasifikim me dy këngë njëkohësisht, “Paranormal” dhe “Lale”. Madje një javë pas kësaj, ai erdhi sërish në listë me “Nokia”.
Koka gjithashtu është një tjetër artiste shumë e talentuar e “The Top List”. Këtë vit ajo ka sjellë për publikun plot 5 këngë. Këto ishin “Bliss”, “The Next Step”, “Forever Goodbye”, “Let Them Know” dhe “No Substitute”.
Sardi padyshim që ka qenë ndër më të preferuarit e publikut. Artisti ka qenë shumë i pëlqyer për tekstet e tij dhe projektet shumë të këndshme. Në klasifikimin e vitit 2021 nga Sardi, kemi pasur “Sytë” dhe “Shpëtimtar”.
Otto ka qenë një ndër ata artistë që ka hyrë së fundmi në “The Top List”. Por kjo nuk e ka penguar atë që të sjellë dy këngë njëra pas tjetrës dhe të njihet më gjerësisht. Këto ishin dy bashkëpunime, “Fundi Fillimi” me Big Kik dhe “Broski” me Vice. Alandy gjithashtu ka ardhur me dy këngë këtë vit në “The Top List”, “Sorry” me Young Zerka dhe “Mr.Dj/Replay”, një projekt solo.
Në këtë listë mund të veçojmë dhe Albu, një artiste që i është bashkuar para pak javësh Top Awards dhe që menjëherë u bë aktive duke publikuar dy këngë njëra pas tjetrës, “Bomaye” dhe “Arrogante”. Ndërsa tek Don Xhoni mund të ndalemi tek bashkëpunimi i tij shumë i suksesshëm me Encën, “Break Down”, që ka qenë deri pak muajsh në renditjen e “The Top List”, si dhe projektet e tij të fundit, “Trust Me” dhe “Gjuj për to”, që për këtë javë renditet në vend të dytë.