Albu, një nga artistet që i është bashkuar së fundmi Top Awards, ka publikuar këngën e saj më të re. Ky projekt titullohet “Arrogante” dhe i është bashkuar klasifikimit të “The Top List” këtë javë.

Albu kësaj here ka ardhur me një këngë solo, pak pas bashkëpunimit të saj me Nitsu, një artist të huaj, me projektin e tyre “Bomaye”. Një dyshe që rezultoi goxha e pëlqyer nga publiku gjithashtu.

”Bomaye” është prej 4 javësh pjesë e klasifikimit dhe momentalisht renditet në vend të 60-të, 15 pozicione më lart se java e kaluar. Akoma në suksesin e projektit të saj të parë që hyri në “The Top List”, Albu duket se nuk është mjaftuar me kaq.

”Arrogante” ka fituar një pozicionim goxha të mirë në listë, edhe pse është një hyrje e re. Projekti i saj renditet në Top 20, e më saktësisht në vend të 19-të.

Por sa do të arrijë Albu ta mbajë pozicionimin e mirë të kësaj kënge? Na mbetet të presim dhe të zbulojmë më shumë.

https://youtu.be/aD5PmeDE6Io