Kanë kaluar pak kohë që prej publikimit të projektit të tij të fundit muzikor e duket se tashmë Elgit Doda ka një tjetër hit. Artisti di shumë mirë të sjellë baladat e dashurisë dhe të godasë në zemrën e pulikut.

Elgiti tashmë ka ardhur me një bashkëpunim me Elain, të titulluar “Mërzia”. Kjo këngë, e para e albumit të ri të Elgitit, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, të cilët me votat e tyre e kanë renditur në klasifikimin e javës të “The Top List”.

“Mërzia” është bërë mjaft virale në rrjete të ndryshme sociale, që para publikimit të saj. Edhe kjo këngë do të jetë pjesë e albumit të ri të Elgitit, të cilin ai e ka titulluar “Melomaniac”.

Ky projekt në fakt ka qenë një surprizë për të gjithë, duke qenë se Elgiti zgjodhi pikërisht Elain për të sjellë këtë bashkëpunim, që deri tani është shquar për këngë solo. “Mërzia” ka arritur që që në javën e parë të publikimit, të renditet në vend të katërt të klasifikimit të “The Top List”.