Një nga bashkëpunimet më të njohura të skenës urbane shqiptare rikthehet në një version të ri. Kronz dhe Gabrielo Perissa kanë sjellë remixin e këngës “Baba”, të realizuar fillimisht nga Mc Kresha, Lyrical Son dhe Ledri Vula. Dyshja i kanë dhënë këngës një tjetër energji, duke e përshtatur me tinguj më modernë dhe një atmosferë që premton të jetë pjesë e playlistave tuaja të momentit.
“Baba” ka qenë prej kohësh një nga projektet që ka lënë gjurmë te publiku, ndërsa ky remix vjen si një mënyrë për ta rikthyer këngën në vëmendje me një frymë të re.
Kronz dhe Gabrielo Perissa kanë punuar mbi ritmin dhe produksionin për t’i dhënë projektit një identitet më aktual, pa humbur karakterin e këngës origjinale.
Remixi tashmë është publikuar dhe pritet të marrë vëmendjen e gjithë fansave. Një rikthim i “Baba”, por këtë herë me një tjetër vibe.