Padyshim që ky sezon ka sjellë më shumë prurje të reja muzikore në krahasim me çfarë ka ndodhur më parë. Teksa artistët kishin si qëllim të vinin me video shumë verore dhe të ‘nxehta’, jo të gjithë ama ia dolën që të ‘konkurronin’ projektet që kishin më shumë kohë në treg.
Gjithashtu vlen të përmendim këtu se disa projekte u bënë më shumë viral në rrjet, ku shumica e përdoruesve i shoqëronin videot e tyre me këngët e tyre të preferuara në sfond. E kështu si pa kuptuar u krijua një grup këngësh më të përdorur në rrjetin social TikTok.
Siç mund të veçojmë “Dhimbje dhimbje” nga Dafina Zeqiri që ende pa u publikuar ‘bëri namin’ në TikTok. E këtu nuk mund të lëmë mënjanë Elgit Dodën që ‘trilogjia’ e tij theu çdo rekord dhe vazhdon të pëlqehet ende shumë. “TL” dhe “Ku je” ishin dhe më të përdorurat si në Instagram ashtu dhe në TikTok.
Po ashtu Yll Limani dhe këngët e tij janë mjaft të preferuara në rrjet. Ashtu si dy bashkëpunimet e tij të fundit, “Tonat” me Ledri Vula dhe sigurisht “Alkool” me Noizy. E si mund të mungonte Beatrix me “Ma shumë se ti” dhe “Faj” që u bënë gjithashtu dhe shumë të komentuara në rrjet.