Në datën 4 qershor, Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë, e cila ishte edhe ditëlindja e djalit të tyre, Krid. Të dy i dhanë betimin njëri-tjetrit në altar, por nuk ishin vetëm, me ta ishte dhe djali i tyre.
Në dasmë ishin të ftuar shoqëria e ngushtë e çiftit dhe nuk mund të mungonin vëllezërit Veshaj, ku Romeo ka qenë edhe shoqëruesi i dhëndrit. Ditën e sotme në “Ftesë në 5” janë zbuluar disa intervista të bëra gjatë dasmës dhe një ndër to ka qenë me Romeo Veshaj, i cili ka folur shumë i emocionuar për ta dhe duke menduar veten e tij dhëndër.
E kam zemrën shumë të dobët. Të gjithë mendojnë se jam i fortë, por unë jam më i dobët se Donaldi realisht. Më bëhet shumë qejfi për Elgitin që u kurorëzua sot. S’e di si mund të isha unë dhëndër. Mua kur s’më mbajnë këmbët shoqërues, imagjino dhëndër… Uroj të jenë të qeshur, të lumtur, të gëzuar gjithë jetës e pse jo me 2-3 fëmijë të tjerë që të mos e lënë Kridin vetëm…
Nga ana tjetër, Donaldi u shpreh:
Unë jam super i emocionuar, ishte super ceremoni. Urojmë që ta shijojmë, siç ka nisur le të vazhdojë.