menu

Ngjitjet më të bujshme më javës


Ora: 19:26 Datë: 31/01/2019

Pavarësisht se në përgjithësi klasifikimi i kësaj jave ka qënë “i qetë” pa ndryshime të mëdha në renditje, ka patur edhe disa ngjitje të bujshme. Edhe pse janari është konsideruar një muaj pa shumë prurje të reja muzikore, fansat sërish iu kanë qëndruar besnikë artistëve të tyre të preferuar, duke i dëgjuar dhe votuar pafund në “The Top List”.

Një ndër ngjitjet më të bujshme të javësh është bashkëpunimi i Helly Luv dhe Ardian Bujupit, “Guns & Roses”. Ndërkohë që javën e kaluar kjo prurje interesante muzikore mbante vendin e 96-të, këtë javë ëshë ngjitur me 20 pozicione, duke u renditur në vendin e 76-të.

Ajo është një ndër këngët më të vjetra të klasifikimit por fansat e dyshes nuk ndalen së shijuari bashkëpunimin e Alban Skënderaj dhe Dalool, “1000 Premtime”. Edhe pse është publikuar marsin e vitit 2017-të, publiku vazhdon ta dëgjojë dhe votojë këtë këngë, e cila për këtë javë është ngjitur me 22 pozicione, duke zënë vendin e 69-të.

Yll Limani ka qënë tepër aktiv kohët e fundit në tregun muzikore shqiptar, duke publikuar bashkëpunime dhe këngë “solo”. Një ndër bashkëpunimet që po pëlqehet pafund nga publiku është “Autumn Leaves” e Cricket dhe Limanit. Ndërkohë që të kujton gjethet e vjeshtes, kjo këngë është rikthyer në qendër të vëmendjes këtë javë dhe është renditur me 23 pozicione më lartë se javën e kaluar.

Sharr Braina është një nga talentet e reja të muzikës shqiptare, i cili i është shtuar klasifikimit zyrtar të “Top Awards” rreth 5 javë më parë. Ndërkohë që javën e parë që është futur në listë, projekti i tij më i fundit “KE-BO” pozicionohej në vendin e 54-t, nga java në javë është ka korrur sukses, duke u ngjitur sa më në majë të listës. Falë mbështetjes së fansave, kjo këngë renditet në vendin e 28-të këtë javë, duke u ngjitur me 13 pozicione nga java e kaluar.