menu

Gjon’s tears

#Bio

Gjon’s tears është një tjetër talent shqiptar, qëllimi i të cilit është që zëri i tij të dëgjohet jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj. I lindur në Zvicër, Gjon Muharremaj është më origjinë shqiptare, babi nga Kosova ndërsa nëna nga Tirana. Pavarësisht se ka lindur në Zvicër, Gjon flet një shqipe tepër të pastër, duke ndërthurur dialektin e Kosovës me atë të Tiranës.

Emrin Gjon’s tears ose lotët e Gjonit, atij i ka ardhur  si ide për shkak të gjyshit të tij, i cili ishte mahnitur dhe kishte lotuar kur e kishte parë për herë të parë Gjonin teksa këndonte.

Edhe pse mund t’ju duket një emër i ri në fushën e muzikës, në fakt me talentin e Gjon jemi njohur vite më parë, kur ai ishte një djalë 12-vjeçar, në konkursin e “Albanian’s Got Talent” në Top Channel, ku Gjoni arriti deri në finale.

Duke qënë se gjyshi ishte personi i cili u bë shkak që Gjoni iu fut muzikës, në “Albania’s Got Talent”, ai ka qënë i shoqëruar nga gjyshi i tij, i cili kishte ardhur posaçërisht nga Kanadaja.

Gjoni ka debutuar në tregun muzikor me këngën “Babi”.