Gjon’s Tears po përgatitet të hedhë një hap më ten në karrierën e tij. Duket se artisti do arrijë suksesin e radhës me publikimin e albumit të tij shumë shpejt.

Albumi i tij debutues mban titullin ”The Game” dhe do të lançohet në 28 prill. Edhe pak ditë na ndajnë nga ky sukses i Gjon’s Tears dhe fansat mezi po presin.

Këtë javë kemi dhe një hyrje të re nga Gjon në klasifikimin e javës të ”The Top List”. Kënga e tij më e re titullohet ”Disco” dhe është gjithashtu pjesë e albumit.

Artisti ka zgjedhur që këtë këngë ta publikojë në gjuhën angleze. Një klip i thjeshtë, por në stilin origjinal të Gjonit.

“Disco” e ka pozicionuar artistin në vend të 80-të për këtë javë. Sa i përket albumit të tij, do të duhet të prisni deri më 28 prill, por dero atëherë mund të merrni në shumë informacione këtu.