Gjon’s Tears vazhdon të na bëjë krenarë dhe të na lërë pa fjalë me arritjet dhe me zërin e tij unik. Këngëtari shqiptar që ka mahnitur gjithë botën me zërin e tij ëngjëllor, sapo ka publikuar këngën e tij më të re “Midnight in Paris”.

Projekti që u realizua në Paris është një këngë që i parapriu albumit të Gjon’s Tears dhe mban titullin “The Game”. Ky album do të lançohet këtë muaj dhe fansat e Gjonit mezi po presin.

Realizimi i videoklipit të jep një armosferë magjike dhe romantike. Teksa Gjoni endet rrugëve të Parisit, me dritat që shkëlqejnë kudo, është e pashmangshme të mos e ndjesh veten pjesë të tij.

“Midnight in Paris” është një realizim gati kinematografik, që mbart imazhe, atmosfera nate dhe ëndërrimtare. Për të mos folur pastaj për zërin e ngrohtë dhe melodioz të artistit.

Gjoni ia doli edhe njëherë tjetër të na mrekullojë dhe të sjellë një perlë në repertorin e tij. ”Midnight in Paris” është pozicionuar këtë javë në vend të pestë të ”The Top List”.