Në vitin 2019, publiku i Top Awards u njoh me një këngëtar të ri në muzikë dhe bëhej fjalë për Gjon’s Tears. Ishte pikërisht projekti “Babi”, ai që e bëri këngëtarin për herë të parë pjesë të klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, e cila trajton një temë mjaft interesante.

Megjithatë, suksesin më të madh ai është duke e korrur me një tjetër projekt. Projekti i fundit i realizuar prej tij është “Silhouette”, një këngë shumë e realizuar përsa i përket tekstit, mesazhit, melodisë, anës vizuale dhe asaj estetike.

“Silhouette” është prej 23 javësh pjesë e klasifikimit të “The Top List”. Këtë javë “Silhouette” renditet në vend të 6-të, shumë pranë Top 5.