Gjon’s Tears është padyshim ndër artistët më të talentuar që gjithnjë na bën krenarë me arritjet, suksesin dhe projektet e tij. Me një zë të mrekullueshëm, ai arrin të të rrënqethi.

Projekti i fundit i realizuar prej tij është “Silhouette”, një këngë shumë e realizuar përsa i përket tekstit, mesazhit, melodisë, anës vizuale dhe asaj estetike. Kjo këngë vazhdon aktualisht rrugëtimin e saj në klasifikimin e 100 këngëve më të mira në Top Awards.

Ky projekt është prej 21 javësh pjesë e klasifikimit të “The Top List”. Këtë javë “Silhouette” është rritur me 2 pozicione duke kaluar kështu në vend të pestë. E ku ka më mirë se ta mbyllësh Top 5 me vokalin unik të Gjon…