Thuajse asnjë e re në Top 5 këtë javë. Artistët dhe projektet mbetën të njëjtë, por me shumë pak ndryshime në renditje…

Kreu qëndron i njëjtë edhe për këtë javë, me vendin e parë që e rrëmbejnë sërish The Ironix dhe Ardian Bujupi me “Yarnana”, për të dytën javë radhazi. Në vend të dytë renditet Dhurata Dora dhe Yll Limani me një nga këngët e albumit të tyre, “Diskoteka”.

Ky projekt është prej 3 javësh pjesë e klasifikimit në Top 5 dhe këtë herë është rritur me një pozicion më lart. Vendi i tretë, shkon për hitin “No love” nga Ledri Vula dhe Elvana Gjata, me një vend më poshtë nga java e kaluar.

Në vend të katërt, me një vend më lart nga java e kaluar renditet Capital T me “Miss me”. Top 5 për këtë javë e mbyll Sergio me “Lambo”, me një vend më poshtë nga java e kaluar.