Dhurata Dora ka rikthyer energjinë e saj karakteristike me projektin më të ri “NRVZ/Don Ti”, një kombinim interesant i dy këngëve që sjellin ritme, atmosferë dhe emocione të ndryshme në një paketë të vetme.
Pjesa e parë, “NRVZ”, vjen me një frymë të freskët dhe plot energji, duke u përshtatur në mënyrë ideale me sezonin veror. Nga ana tjetër, “Don Ti” sjell një atmosferë krejt tjetër.
Me elementët ritmikë dhe kaq shumë dinamikë, kënga të jep një vibe të FIFA World Cup. Dhurata Dora vazhdon të eksperimentojë me tinguj modernë duke ruajtur identitetin e saj artistik.
Me “NRVZ/Don Ti”, artistja sjell një projekt që lëviz mes ritmeve verore dhe energjisë së madhe me vibe ndërkombëtar, duke ofruar diçka për çdo dëgjues.