Një tjetër javë deri diku e pritshme kjo në klasifikimin e “The Top List”. Prej pak kohësh nuk kemi pasur shumë ndryshime sa i përket klasifikimit në Top 5 të projekteve më të votuara nga publiku.

Vendi i parë për të dytën javë radhazi shkon për remix-in e ”Me Ty” të Luiz Ejllit, një krijim sjellë nga Top Albania Radio dhe Dj Benito. E nga ana tjetër, vetë origjinali i këngëtarit dhe personazhit më të preferuar të publikut, Luizit, renditet në vend të dytë.

Bashkëpunimi i tretë i Elvana Gjatës dhe Dhurata Dorës, ”Rrotullo”, e ka renditur dyshen e artisteve në vend të tretë për këtë javë. Si new entry e javës ka qenë dhe bashkëpunimi i Noizyt me Elvanën.

“My all” është pritur mjaft mirë nga fansat që në çastet e para të publikimit dhe votat e tyre e kanë renditur në vend të katërt. Vendi i pestë për këtë javë shkon për Kejsi Tolën me një nga këngët e albumit të saj të fundit, ”What you want”, që është dhe kënga më e votuar nga të tjerat nga publiku.