Këtë javë në klasifikimin e “The Top List”, kreu i listës ka ndryshuar plotësisht. Elgit Doda nuk mund të mbante më fronin dhe zbriti menjëherë në vend të 4-të. Kreu i javës i takon “Flakë”, bashkëpunimit mes Capital T dhe Elvana Gjatës.

Në vend të dytë është renditur projekti “Gjuj për to” nga Don Xhoni dhe Loredana. Një dyshe që rezultoi ndër më të preferuarat e publikut dhe që surprizoi për mirë fansat.

Surpriza e kësaj jave kanë qenë dy hyrje të reja, të cilat kanë arritur që të pozicionohen menjëherë në Top 5. Bëhet fjalë për projektin “Zemër përmbi zemër” nga dyshja e preferuar, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani. Çifti ka sjellë sërish një këngë romantike siç vetëm ata dinë që të emocionojnë, duke u renditur kështu në vend të 3-të.

Nga ana tjetër vendi i pestë gjithashtu ka shkuar për një hyrje të re të javës. Pikërisht për Mozzik me projektin e tij të ri “Shko”. Një këngë kjo disi më eksperimentale dhe e guximshme nga çfarë na ka ndoshur që ta shohim artistin.