Klasifikimi i Top Awards vazhdon të ketë vëmendjen e publikut shqiptar, i cili nga java në javë voton artistin apo artisten e tyre të preferuar.

Kreu i kësaj jave nuk ka pësuar ndryshime krahasuar me një javë më parë, duke bërë kështu që Butrint Imeri të jetë artisti që mban vendin e parë për dy javë rresht me “Phantom”.

Në vendin e dytë vijon te renditet Yll Limani me këngën e tij “Leje”, e cila ka mbajtur vendin e parë për katër javë rresht.

E vetmja surprizë e “Top 3” për këtë javë është “Nale” e Adriano me “remix” të Elio Deejay, i cili është ngjitur me tre pozicione nga java e kaluar, duke u shndërruar në një rrezik për dy vendet e parë.

Hyrjet e reja vazhdojnë të jenë të pranishme edhe këtë javë në klasifikim dhe janë katër këngë që i janë bashkangjitur “The Top List” për këtë javë.