Jemi në javën e 199-të të klasifikimit dhe interesi i publikut për të zgjedhur këngën më të bukur të javës ende vazhdon përmes votave të tyre. Përveç vendin të parë që ka mbetur i njëjtë me javën e kaluar, një pjesë e mirë e projekteve muzikore kanë ndyshuar pozicionim, ku disa janë ngjitur dhe disa kanë humbur disa pozicione.

Po cilat janë këngët që janë ngjitur me më shumë pozicione këtë javë?

Kënga që është ngjitur me më shumë pozicione këtë javë është bashkëpunimi më i ri i Art Abazit dhe MC Kresha, “Enigme”. I cilësuar si një bashkëpunim interesant, publiku e ka mirëpritur këtë këngë duke e dëgjuar dhe votuar pafund. Falë mbështetjes së fansave, kjo prurje muzikore është ngjitur me 41 vende, duke u shpallur kënga që është ngjitur me më shumë pozicione këtë javë. Ndërkohë që për këtë javë mban vendin e 59-të, nuk dihet ende se cili do të jetë vendimi i fansave për pozicionimin e saj javën e ardhshme.

Vendin e dytë, si artistja që është ngjitur me më shumë pozicione e zë Ronela Hajati. Ndërkohë që mban vendin e parë, fansat kanë votuar shumë edhe dy projektet e mëparëshme të këngëtares, “Pa dashni” dhe bashkëpunimin me “Don Phenon, “Cohu”, të cilat janë ngjitur përkatësisht me 19 dhe 18 pozicione.

“Princess Diana” është një tjetër këngë që ka marrë vëmendjen e publikut këtë javë. Pavarësisht se ka plot 70 javë në klasifikimin e “Top Awards”, bashkëpunimi i Ledri Vulës dhe Lyrical Son vazhdon të dëgjohet nga publiku, i cili këtë javë e ka ngjitur me 14 pozicione, duke e renditur në vendin e 52-të.

Edhe pse u desh shumë javë që të hynte e “The Top List”, bashkëpunimi i Semiautomvic, Lyrical Son dhe Mc Kresha, “Private”, është shndërruar menjëherë në një prej këngëve më të preferuara në listë. Në javën e dytë të hyrjes në klasifikim, “Private” renditet në vendin e 24-t, duke u ngjitur me 14 pozicione nga java e kaluar.

Tayna është tjetër artiste që është votuar pafund këtë javë. “Pow Pow” është një ndër këngët e saj që duket se publiku nuk e ka harruar, duke e ngjtur me 13 pozicione nga java e kaluar. Përpos këtij suksesi, Tayna renditet në treshen e këngëve më të votuara të javës me “Bye Bye”, bashkëpunimin e saj me Dafina Zeqirin.

Kthema Kohën“, projekti i Cricket dhe Numen, ka 20 javë që gjendet në klasifikimin zyrtar të “Top Awards” dhe pavarësisht kësaj, kjo javë ka ardhur tepër e suksesshme për dyshen, duke u ngjitur me 10 pozicione nga java e kaluar. Për këtë javë, “Kthema Kohen” mban vendin e 44-t.

Capital T po shijon një periudhë pauze pas super koncertit në Tiranë por fansat vazhdojnë ta mbështesin dhe të dëgjojnë muzikën e tij dhe këtë javë vëmendjen e ka marrë “Hookah”, e cila është ngjitur me 10 pozicione nga java e kaluar.

Artisti i fundit që është pjesë e grupit të këngëve që janë ngjitur me më shumë pozicione këtë javë është Yll Limani me projektin e tij “A ja ka vlejt“, i cili pozicionohet në vendin e 61-të, duke u ngjitur me 10 pozicione nga java e kaluar.