Një bashkëpunim mjaft i fuqishëm vjen në listën e kësaj jave në Top Awards. Është fjala për “S’ka tjetër”, një bashkëpunim mes Elinel dhe Numen, dy artistë që vlen të thuhet se kanë bërë gjithmonë diferencën në tregun muzikor shqiptar.

Elinel është një nga artistët më të talentuar të “Top Awards” dhe projektet e tij dëgjohen gjithmonë me shumë kënaqësi. E nga ana tjetër edhe Numen nuk mbetet pas. Brenda një kohe shumë të shkurtër ai arriti që të shndërrohet në një nga emrat mjaft të preferuar në tregun muzikor shqiptar.

Të dy këta artistë kanë arritur një sërë projektesh shumë të pëlqyera dhe të dashura në publik. Imagjinoni se çfarë mund të ndodhë me këtë bashkëpunim mes tyre…

“S’ka tjetër” vjen me një melodi dhe tekst që di si të godasë në ‘plagë’. E gjithashtu dhe klipi nuk ka të sharë, shumë ndryshe nga ajo që shohim rëndomë në treg dhe që di fare mirë të dallojë nga ‘turma’.

Pas gjithë këtyre, vlen të përmendet se suksesi ishte i garantuar që në momentin e publikimit. “S’ka tjetër” e ka renditur Elinel dhe Numen në vendin e 20-të për këtë javë.