Këtë javë në klasifikimin e “The Top List” kemi pasur disa rritje në renditje të disa prej këngëve, sidomos të atyre që kanë më shumë javë në klasifikim.

Azra me këngën e saj “Mos u nal” rezultoi si një ndër më të ngriturat për klasifikimin e kësaj jave. Ky projekt është rritur me plot 64 vende dhe renditet në vend të 23-të.

Një tjetër këngë “Louis Vuitton” nga Redon Berani është ngritur me 43 vende dhe renditet momentalisht në vend të 46-të.

https://www.youtube.com/watch?v=FcCUIO9Y8Yk

Gjithashtu me po të njëjtën numër pozicionimi më lart nga java e kaluar është edhe “Happy Birthday”. Duket se Dafina solli një këngë ditëlindje që do të mbahet mend gjatë.

“Don mo” nga Ledri Vula ka 27 javë në klasifikim, por kjo nuk e ka bërë atë më pak të pëlqyer për publikun. Ky projekt është rritur me 40 vende nga java e kalur dhe renditet në vend të 16-të.

Beatrix Ramosaj është një nga këngëtaret që hynë në “Big Brother VIP” dhe mesa duket kjo ka pasur dhe të mira në marketingun e tyre. “By my side”, projekti i saj, është rritur me 34 vende nga java e kaluar dhe tashmë renditet nëvenf të 56-të.