Këtë javë, me hyrjen e disa këngëve të reja në klasifikimin e “The Top List” dhe me daljen e disa të tjerave prej listës, disa nga artistët në renditje, kanë disa këngë paralelisht. Por cilët janë ata dhe me cilat këngë përfaqësohen kaq suksesshëm?

Këtë listë duket se e kryeson Yll Limani me plot 9 projekte. Ato janë “Injoro”, “Mos harro”, “Kqyrëm tu shku”, “Nuk po ec”, “Gjuje”, “Sonte”, “Ndjenjë”, “Kanë me tu kujtu” dhe “Eja”. Pas tij, renditet Mc Kresha me 5 projekte dhe Lyrical Son me 4, ku përmendim bashkëpunimet mes tyre “No luv”, Rebele”, “Shake it (Kanga e Drake)”, “Zemra e saj”, si dhe bashkëpunimi i Mc Kresha me Dafina Zeqiri në “Luj”.

Luiz Ejlli pozicionohet po ashtu me 4 projekte, “Kce”, “Frymë”, “Ninulla e vetmisë” dhe “Pa ty”. Alban Skënderaj renditet po ashtu me një numër të barabartë projektesh në listë, “Pranvera”, e cila ndodhet më lart në pozicionim, kënga më e re “La La La”, “Obsesion” dhe “Sikur ta dija”.

Njësoj dhe Ledri Vula pozicionohet me 4 projekte, “Rebele”, “Thuj” me Geasy, “Paranormal” dhe “Kill me”. Po ashtu dhe Bardhi numëron 4 projekte në listë momentalisht, “Firmato”, “Mashtruse”, “Tradhtare” dhe “Luj zemër”.