Bashkëpunimet mes artistëve më në zë të tregut nuk janë diçka e re për publikun. Por një bashkëpunim i dytë mes tyre, kjo po që është një surprizë.

Dhe një rast i tillë ka ndodhur dhe së fundmi. Fifi dhe Ermal Fejzullahu kanë bashkuar sërish forcat në një tjetër bashkëpunim mes tyre.

Fifi ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor. Artistja nga Ferizaj ka sjellë këngën e re “Trëndafil Blu” në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun.

Projekti gjithashtu është realizuar edhe me një videoklip. Teksti është shkruar nga vet këngëtarja bashkë me Saia me muzikë të Marsel Gungës.

“Trëndafil Blu” vjen pak vite pas projektit të tyre të parë të përbashkët, “Përjetësi”. Edhe pse është ende herët për të përcaktuar se cili do të jetë më i preferuari i publikut, ky bashkëpunim i tyre i fundit, i ka renditur artistët menjëherë në vend të dytë të Top 100.