Rilind Alimani ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “S’e Luan Topi”, me Erjona Rusin ku foli për rrugëtimin e tij në muzikë, vështirësitë e fillimeve dhe historitë personale.
Gjatë intervistës, Rilindi u shpreh se një artist që e ka frymëzuar më së shumti, është pikërisht Flori Mumajesi, më të cilin dëshiron të bëjë dhe një bashkëpunim:
Flori çdo këngë që ka kompozuar, nuk mund të gjesh gabime. Nuk flas muzikalisht, nëse bëhet muzikë. Tek Flori tingëllon gjithçka perfekte. Edhe emocionin aë e jep si artist, me zë, me gjithçka, nuk besoj se ka tjetër. Unë dashuroj shumë artistë të tjerë shqiptarë, si Dafina, Bruno, Fifi, Dhurata Dora, Klajdi Haruni, edhe Elgit Dodën e ndjek shumë… Por Flori është flori. Jam munduar ta kontaktoj por është në qetësinë e tij.