Cricket dhe Numen është tashmë një dyshe që risjellë hite muzikore dhe ketë e kemi parë me shumë këngë të njohura.
Së fundmi producenti Cricket dhe këngëtari Numen kanë bashkuar sërish fuqitë, duke sjellë një version mjaft interesant dhe të bukur të këngës “Loti s’është tharë”, origjinalia e së cilës është kënduar nga Elita Reci.
“Merre” është titulli që dyshja ka vendosur të titullojë versionin e ripërpunuar të këngës, e cila është sugjeruar pafund nga ana e publikut, duke u bërë menjëherë pjesë e listës.
Nëpër rrjetet socile, publiku shprehet shumë mirënjohës që këta dy artistë kanë risjellë në qendër të vëmendjes një këngë kaq të pëlqyer, e cila është publikuar thuajse 18 vite më parë.
Vetë artistja, Elita Reci, përmes një postimi në “Instagram” ka falenderuar Cricket dhe Numen, që kanë risjellë këngën, me kompozim të Adi Hilës.
“Merre” ka debutuar menjëherë në vendin e 34-t, një pozicion ky mjaft i mirë për një hyrje të re.