Jemi të sigurtë që nuk është hera e parë që dëgjoni “Loti” si një titull projekti muzikor në “The Top List”. E kemi dëgjuar nga Elvana Gjata, nga Bardhi dhe së fundmi edhe nga Numen. Dhe ky i fundit nuk duhet humbur.

Numen ka publikuar këngën e tij më të fundit “Loti” që është bërë pjesë e “The Top List” këtë javë. Pas hitit “Malena” që ka qenë ndër më të preferuarit e publikut, Numen ka arritur të na mallëngjejë me këtë projekt.

Me disa nota më melankolike, Numen ka sjellë këtë këngë dashurie dhe duhet thënë që nuk ka zhgënjyer aspak. Një këngë kjo që shumë prej nesh mund të gjejnë pak nga vetja. “Loti” është padyshim projekti me notat që i përshtaten më së miri kësaj periudhe.

Si gjithmonë Numen di se çfarë do publiku dhe nuk gabon asnjëherë me ato perla krijuese që na sjell gjithmonë për ne. A do të arrijë “Loti” suksesin e merituar? Kjo varet e gjitha nga votat e publikut. Momentalisht Numen dhe ky projekt renditen në vend të 92-të të klasifikimit të “The Top List”.