Kida është një këngëtare shumë e njohur. Kida e cila quhet ne te vertete Orhidea Latifi. Ajo eshte pjesë e OnRecords, është bërë e njohur për publikun në performancën e saj në skenën e koncertit të DMX të mbajtur kohë më parë. Ajo ka debutuar në skenën muzikore me këngën “Murder”, videoklipi i të cilës ka skena pikërisht nga ky koncert. Këngën e kanë realizuar Zzap n’ Chriss, kurse teksti është shkruar nga Soulkid.
Ne Prill 2014, Kida publikoi videoklipin e saj të dytë në bashëkpunim me reperin Mc Kresha, të titulluar “Rikthejm Na”. Edhe kjo këngë u punua nga top producentët, Zzap n’ Chriss, ndersa videoklipi u realizua nga produksioni Imagine Films. Këngëtarja KIDA pati gjithashtu sukses me këngën e re “O N’AJER”, e publikuar në Korrik 2014. Por viti 2014 nuk mund të mbaronte këtu per Kiden. Më 23 Nëntor u publikua edhe klipi i këngës “MKE RREJT”.
Goditja e parë për vitin 2015 vjen në muajin Mars kur publikohet kënga e re “BONI ZO”, një tjetër hit i suksesshëm nga Kida.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Top Music Awards 2016”, Kida u vlerësua me çmimin “Artist to Watch”.