Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë. Disa prej tyre na kanë paralajmëruar se do të vijnë në bashkëpunim e së fundmi.

Dy nga artistet shumë të dashura për publikun Dafina dhe Kida, së fundmi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, i cili titullohet “Luje belin”. E duket se kënga e tyre është pëlqyer shumë nga publiku që e kanë votuar për të hyrë në klasifikimin e “The Top List”.

“Luje belin” ka ardhur me një klip mjaft të veçantë dhe ngacmues, tipik për sezonin e verës. Dy bukuroshet janë siguruar që të ngrejnë mjaftueshëm temperaturat me lëvizjet dhe veshjet e tyre. Ky projekt e ka pozicionuar Dafinën dhe Kidën në vend të 100-të të listës.