Këngëtarja e njohur, Kida po punon vazhdimisht për projekte të bukura. Pas përmbylljes së një sezoni të suksesshëm me shumë koncerte e mbrëmje muzikore, artistja tashmë ka zbuluar se ka finalizuar disa këngë të reja.

Pas mbarimit të sezonit veror, Kida nuk ka publikuar deri më tani asnjë projekt muzikor ama pritjes duket se i erdhi fundi. Para pak ditësh, artistja ka sjellë këngën e saj më të re.

“Vaj” mban titullin projekti i ri i Kidës që e ka risjellë në klasifikimin e “The Top List” këtë javë. Edhe pse nuk është një baladë tipike ‘vajtimi’, mesazhi jepet qartë nëpërmjet tekstit.

Fundja, kush tha që këngët e ndarjes duhen të jenë patjetër të dhimbshme? Ja pra që Kida na vërtetoi të kundërtën me “Vaj”, që e ka renditur atë në vend të 83-të për këtë javë.