Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime.

Tashmë pushimet për artistët kanë përfunduar dhe si shumë të tjerë edhe Kida ka nisur nga puna për projektet e reja muzikore. Duket se nuk do të presim shumë nga kënga e saj e re, e cila duket se do të publikohet shumë shpejt, kjo pasi së fundmi Kida ka zbuluar pak nga projekti i saj.

Gjithashtu më herët këngëtarja ka postuar një foto nga studioja e saj muzikore, ku përveç se ka treguar se po punon për këngën e re ka treguar edhe se është vendi ku ajo dëshiron të qëndrojë përgjithmonë.