Ka kaluar një periudhë relativisht e gjatë që kur Kida ishte në klasifikimin e “The Top List”. Por ja që tani pritjes i erdhi fundi.

Kida ka sjellë më në fund projektin e saj “Uru”, që e ka risjellë në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare të javës. “Uru” e ka pozicionuar atë në vend të 100-të të listës, por që gjasat janë që do të vazhdojë në ngrihet në renditje me kalimin e javëve.

Këngëtarja Kida këtë sezon veror ka zgjedhur që mos të vijë me ndonjë bashkëpunim por hiti i saj më i ri “Uru” duket se ka pasur sukses. Ajo ka bërë një paraqitje shumë të veçantë në video, siç edhe shquhet për stilin unik.

Teksti i këtij projekti është shkruar nga reperi Elinel me muzikë dhe producim nga Bigdeal Records. Ata po ashtu janë përkujdesur edhe për miksimin dhe masterizimin e këngës. Projekti i saj i fundit në listë ka qenë “Leje”, që është prej 15 javësh pjesë e klasifikimit.