Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime.

E hitet e kësaj vere duket se nuk kanë fund. Më në fund është lançuar bashkëpunimi i shumëpritur. Kida, Lyrical Son dhe Mc Kresha bashkuan forcat e tyre artistike për këngën me titull “Fluturu”.

Kënga e re është shoqëruar edhe me videoklip dhe këtë javë vjen si hyrje e re në klasifikimin e ”The Top List”. Teksti është shkruar nga vetë artistët në bashkëpunim me reperin Elinel.

Bashkëpunimi i tyre ka qenë perfekt për të mbyllur me sukses sezonin veror me këtë këngë kaq ritmike. ”Fluturu” e ka pozicionuar Kidën, Mc Kreshën dhe Lyrical Son në vend të 11-të për këtë javë.