Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime.

Para pak kohësh, Kida ka paralajmëruar se po punon për projektin e ri muzikor, ku na ka treguar edhe një sekuencë të shkurtër, si edhe foto nga ‘look-u’ i saj në videoklip. Mesa duket koha e pritjes është drejt fundit.

Vetëm pak më parë, këngëtarja ka postuar në Instagram një pjesë nga kënga, duke na treguar edhe titullin, i cili do të jetë “Ma lujte”. Tashmë ka mbetur të mësojmë vetëm datën e publikimit.