# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Fero

Fero, i lindur më 8 Korrik 1997, është një këngëtar i njohur në tregun muzikor shqiptar, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani. I lindur në Gjilan, Fero nisi të merrej me muzikë që në moshë të vogël dhe arriti të publikonte këngën e tij të parë joprofesionale, kur ishte vetëm 10-vjeç.

Fero, i cili ka mbaruar studimet në gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, është pjesë e labelit të famshëm “ON Records”. Pasi ju bashkua kësaj shtëpie diskografike, Fero publikoi dhe projektin e tij të parë profesional dhe bëhet fjalë për një bashkëpunim me Endrin, “Sdu me ni”. Ndërkohë që ka publikuar disa projekte muzikore, Fero arriti kulmin e suksesit me këngën “A Pe Din Qysh”, e publikuar në Nëntor të vitit 2017-të.

Fero vazhdon të jetë tepër aktiv në tregun muzik shqiptar dhe është shndërruar në një nga reperët ë të preferuar të momentit edhe pse ka pak kohë që është bërë pjesë e industrisë muzikore.

NEWS

Shkurt "i gjatë" me hyrje të reja!

Edhe pse muaji shkurt është me më pak ditë krahasuar me muajt e tjerë, publikimet e reja muzikore kanë krijuar përshtypjen se ky muaj është i gjatë dhe kjo për shkak të punës së madhe që artistët janë duke bërë këtë periudhë. Gjatë dy javëve të para të muajit shkurt,...

Fero dhe Shaolin Gang bashkojnë forcat për "Qysh Tek"

Mund t’ju duket një bashkëpunim i cuditshëm por Fero dhe Shaolin Gang kanë vendosur të bashkojnë fuqitë për herë të parë. “Qysh Tek” mban titullin bashkëpunimi i Fero dhe Shaolin Gang, i publikuar vetëm pak ditë më parë. Kjo këngë është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar, i cili komenton...

Lista e vitit 2019-të u mbyll me Feron por si do të jetë viti 2020 për reperin?

Viti 2019-të nuk ka qënë aq i qetë për reperin e njohur Fero. Ai ka qënë disa herë në qendër të vëmendjes për ngjarje të ndryshme si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale. Ndërkohë që publikimet muzikore po ecnin mjaft mirë, krejt papritmas Fero lajmëroi shkëputjen nga shtëpia...

Daljet e atyre me 2-3 javë në klasifikim. Çfarë ndodhi?

Çdo javë “The Top List” bën klasifikimin e këngëve më të dëgjuara dhe të votuara, projekte muzikore të cilat arrijnë ta përballojnë këtë treg kaq konkurrrues. Ndërkohë që disa prej këngëve kanë “zënë rrënjë”, duke u shpalluar si projektet muzikore më jetëgjatë në klasifikim, ka edhe nga ato këngë të...

Fero-s nuk ia ndjen për Mozzik dhe Getinjo por për Rinën?

Shumë ndryshimë kanë ndodhur në jetën personale dhe profesionale të Fero por ai është i vendosur të jetë pranë publikut të tij, duke nxjerrë prurjen e tij më të re muzikore, “Jom rrit”. Në muajin gusht, Fero bëri publik lajmin se i kishte dhënë fund kontratës me shtëpinë diskografike “On...

Fero me një "A pe din qysh", pjesa dytë

Më shumë se një vit më parë, shprehja “A pe din qysh” u shndërrua në një nga frazat më të përdorura dhe kjo për shkak të këngës së publikuar nga Fero, me të cilën u bë tepër i njohur për publikun shqiptar. Fero, i cili momentalisht po korr një super...

Ja kush është ngjitur më shumë këtë javë...

Sa i përket kreut të “The Top List” , ai nuk ka ndryshuar krahasuar me javën e kaluar. Gjithashtu këngët që renditen deri në vendin e 7-të, nuk kanë pësuar asnjë ulje apo ngritje nga java e kaluar por pjesa tjetër e klasifikimit është përballuar me ndryshime edhe pse jo...

Rina dhe Fero vazhdojnë të ruajnë krahët e ngrohta!

Dyshja më e re e muzikës shqiptare, Rina dhe Fero, vazhdojnë të kenë mbështetjen maksimale të fansave, pasi edhe këtë javë ata vazhdojnë të renditen mjaft mirë në listë. Projekti i tyre, “Ska konkurenc” është votuar nga fansat, duke bërë që kjo këngë të jetë pjesë e tre këngëve më...

Rina dhe Fero bëjnë namin!

Të dy janë shumë të rinj, jo vetëm në moshë por edhe në tregun muzikor por pavarësisht kësaj Rina dhe Fero kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar. Dyshja e talentuar ka rreth 3 javë që ka publikuar bashkëpunimin e titulluar “Ska konkurenc” dhe është votuar masivisht nga fansat që...

Fero pas suksesit me Kidën, ja del dhe i vetëm

Ai është një nga talentët e rinj të muzikës hip-hop në Shqipëri, i cili ka arritur të rrëmbejë menjëherë zemrat e publikut. Bëhet fjalë për Feron, djalin 20-vjeçar nga Gjilani, i cili korri një sukses të madh me bashkëpunin e tij me Kidën, “Harroj”, i cili javën e kaluar mbante...

Fero dhe Kida marrin kreun pas 5 javësh ngjitje

Kida, e cila është një nga talentet e reja më të preferuara në Shqipëri, ka ardhur me disa projekte muzikore gjatë këtij viti. Ndërkohë që këngët e saj “solo” gjithmonë krijojnë një impakt pozitiv tek publiku, duket se një vëmendje të rëndësishme marrin dhe bashkëpunimet e saj. Së fundmi Kida...