Fero është një nga reperët që ka spikatur në tregun muzikor dhe ka pasur një sukses që prej fillimeve të karrierës, për shkak të origjinalitetit dhe teksteve të këngëve të tij. Projektet e tij janë pëlqyer goxha nga publiku dhe shumë prej tyre janë kthyer në hite.

Së fundmi reperi duket se është rikthyer më fuqishëm se kurrë pasi ai ka publikuar një projekt i veçantë bazuar në ‘freestyle’. “Gorilla Muzik” mban titullin kënga e tij më e re që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

Prej pak kohësh, Fero i kishte munguar shumë fansave të tij me projekte të reja muzikore. Megjithatë, duket se tanimë ai e ka lënë pas këtë periudhë pauze dhe është fokusuar plotësisht tek ajo që di të bëjë më mirë, muzika.

Pas “Gorilla Muzik”, Fero ka premtuar dhe projekte të tjerë që do vijnë së shpejti. Teksa jemi në pritje të tyre, ky projekt renditet momentalisht në vend të 98-të të “The Top List”.