Më shumë se një vit më parë, shprehja “A pe din qysh” u shndërrua në një nga frazat më të përdorura dhe kjo për shkak të këngës së publikuar nga Fero, me të cilën u bë tepër i njohur për publikun shqiptar.

Fero, i cili momentalisht po korr një super sukses në muzikë, vazhdon të jetë tepër aktiv në treg, duke publikuar këngë të cilat shndërrohen menjëherë në hite.

Ndërkohë që njihet si Fero i “A pe din qysh”, reperi ka vendosur që një tjetër shprehje të mbetet në mendjen e publikut shqiptar dhe ajo është “Fol edhe 1 her”. Në fakt ky është titulli i projektit më të ri të Feros, i cili duket se është një vazhdim i këngës “A pe din qysh”.

Duke i qëndruar besnik stilit të tij muzikor, Fero vazhdon të jetë pjesë e shtëpisë diskografike “Onrecords”, e cila është e vendosur ta shndërrojë Feron në reperin më të suksesshëm shqiptar.

Sugjerimet e publikut e kanë renditur Feron në vendin e 76-të për këtë javë por se cili do të jetë pozicionimi i tij në javët në vazhdim, kjo varet nga votat e fansave të reperit.