Të dy janë shumë të rinj, jo vetëm në moshë por edhe në tregun muzikor por pavarësisht kësaj Rina dhe Fero kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar.

Dyshja e talentuar ka rreth 3 javë që ka publikuar bashkëpunimin e titulluar “Ska konkurenc” dhe është votuar masivisht nga fansat që në javën e parë që doli në treg.

Falë mbështetjes së publikut, “Ska konkurenc” për këtë javë mban vendin e dytë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm.

Me një tekst thumbues dhe një videoklip mjaft provokativ, dyshja ka ardhur tepër energjike në këtë projekt muzikor, duke u kombinuar mjaft mirë me njëri-tjetrin.

Ndërkohë që Fero njihet si këngëtari që repon mjaft mirë, ajo që dallohet në këtë projekt është edhe Rina, e cila bën rep një pjesë të madhe të këngës.

Prodhuar nga Zzap n’Chriss, kjo këngë ka kapur majat e klasifikimit por ende nuk dihet nëse javën e ardhshme kjo këngë do kapë kreun.