Lidhja e reperit të njohur Fero me modelen e njohur, Arbenita Ismajlin, të cilët kanë dhe një vajzë të vogël, prej vitesh është në qendër të mediave. E së fundmi, Fero është akuzuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij. Para disa ditësh Fero është liruar nga paraburgimi e këtë e ka bërë të ditur vetë ai me anë të disa postimeve në Instagram.

E me t’u rikthyer në rrjete sociale janë disa detaje që kanë rënë në sy të ndjekësve. Fero duket se i është përkushtuar shumë më shumë fesë islame. Ai ka publikuar foto nga xhamia, teksa është shfaqur edhe duke dëgjuar muzikë fetare. Pas shumë kohësh, reperi e ka vendosur të mbajë edhe mjekër.

Ama ditën e sotme reperi ka shokuar ndjekësit e tij me deklaratën e fundit në Instagram, ku është shprehur se ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga muzika për shkak se feja islame e ndalon dhe se kërkon falje për tekstet e shkruara dhe këngët e tij, ku dhe dëshiron që ato të fshihen dhe askush të mos i dëgjojë. Fero shprehet se tashmë do të jetë i përkushtuar tek feja islame dhe familja e tij.

Përshëndetje miq , desha t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time , të cilat me ndihmën e Allahut i kam kaluar. Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fesë Islame dhe më është bërë e qartë se muzika është e ndaluar në islam. Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtohem fejës islame dhe familjes time.
Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem te Allahu Krijuesi i gjithësisë për çdo këngë që e kam kënduar
Dhe çdo tekst që e kam shkruar, pastaj i kërkoj falje familjes time dhe gjithëkujt që i kam bërë padrejtësi , ju kërkoj që t’ma bëni hallall.
Unë kam një mesazh për çdokënd që dëgjon këngët e mia, le t’i fshin ato këngë ose mos t’i dëgjojnë asnjëherë, le të largohet nga kjo gjë e kotë.
Secili njeri është i lirë të zgjedh mënyrën se si ta jeton jetën e tij.
Gjithashtu ju thërras të gjithë juve që të falni namazin ndiqni shembullin tim të udhëzimit dhe të largoni nga shembulli i devijimit.
E di se do të ketë njerëz që do t’më paragjykojnë , do të thonë se a e dini se çfarë mëkate ke bërë etj etj mirëpo mua më mjafton fjala e Allahut të Lartësuar:  “Thuaj: “O robërit e Mi, ju që e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, se vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet.”
Ez Zumer 53.
Me respekt Feronit Shabani.