Ai është një nga talentët e rinj të muzikës hip-hop në Shqipëri, i cili ka arritur të rrëmbejë menjëherë zemrat e publikut.

Bëhet fjalë për Feron, djalin 20-vjeçar nga Gjilani, i cili korri një sukses të madh me bashkëpunin e tij me Kidën, “Harroj”, i cili javën e kaluar mbante kreun e “The Top List”.

Po ndërkohë që rezultoi i suksesshëm me “Harroj”, Fero ka mundur t’ja dalë edhe i vetëm. Vetëm pak javë më parë, reperi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “A pe din qysh”.

Që në javën e parë të publikimit, Fero dhe kënga e tij e re janë bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke u pozicionuar në vendin e 65-të.