Feronit Shabani, i njohur ndryshe si Fero, pas largimit nga muzika do të vijë si moderator. Me anë të një postimi, ai ka bërë me dije se në muajin maj do të bëjë një emision të ri, në formë ‘podcast’-i. Fero njoftoi:

Pasi që ende vazhdojnë dhe merren me jetën time dhe përfitojnë njëkohësisht që një kohë të gjatë prej emrit tim, kam vendosur me e hap një emision timin (Podcast), ku do të adresohet gjithçka. Në muajin maj do vijmë me shumë surpriza, përkundrazi figurat publike i mirëpres në emisionin tim. Tema interesante.

Fero duket se i është përkushtuar shumë më shumë fesë islame. Ai shpesh ka publikuar foto nga xhamia, teksa është shfaqur edhe duke dëgjuar muzikë fetare. Pas shumë kohësh, reperi e ka vendosur të mbajë edhe mjekër.

Pak muaj më parë ai u shpreh se ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga muzika për shkak se feja islame e ndalon dhe se kërkon falje për tekstet e shkruara dhe këngët e tij, ku dhe dëshiron që ato të fshihen dhe askush të mos i dëgjojë. Fero shprehet se tashmë do të jetë i përkushtuar tek feja islame dhe familja e tij.