Shumë ndryshimë kanë ndodhur në jetën personale dhe profesionale të Fero por ai është i vendosur të jetë pranë publikut të tij, duke nxjerrë prurjen e tij më të re muzikore, “Jom rrit”.

Në muajin gusht, Fero bëri publik lajmin se i kishte dhënë fund kontratës me shtëpinë diskografike “On Records”. Përmes postimit të tij, ai falenderoi menxharin për punën e palodhshme dhe njëkohësisht bëri me dije se ai ende mund të rezervonte data të koncertit për të.

Por cfarë ndodhi më vonë mes Fero dhe “On Records”?

Nëse do shohim në profilin e Fero-s, ky i fundit ka fshirë cdo postim në të cilin përfshihej ish-menaxheri i tij po ashtu edhe Met Elshani në profilin e tij. Gjithashtu nga një kërikim i thjeshtë, shihet që ai nuk ndiqet më nga ish-menaxheri i tij apo Zzapnchris. Nuk dihet qartë cfarë ka ndodhur mes tyre por një gjë është e sigurt, që gjërat nuk janë më si më parë.

Jeta e re e Fero-s

Sikurse e përmendëm edhe në fillim, Fero u përball me ndryshime të mëdha si në jetën profesionale ashtu edhe të personale. Së fundmi ai përflitet se i ka dhënë fund lidhjes me modelen bukuroshe, Arbenita.

Në muajin shtator, Fero lajmëroi të gjithë ndjekësit e tij se kishte vendosur të jetonte dhe të zhvillonte karrierën e tij në Berlin, duke prezantuar edhe menaxherin e tij të ri, Avni Halimi.

Fero reagon ndaj deklaratës së Mozzik dhe Getinjo?

Të ftuar në programin “Shiko kush luan”, në një prej lojrave të këtoj programi, Mozzik zbuloi se Fero u bë i famshëm falë tij dhe Getinjos. Por nëse do të kthehemi pas në kohë, Fero, i ftuar po në të njëjtin program, deklaroi se kurrë nuk do të bënte një bashkëpunim me Getinjo.

Ndërkohë që nuk kemi asnjë reagim nga ana e Fero-s për deklaratën më të fundit të Mozzik, vetë reperi ka vendosur t’i përgjigjet përmes publikimit të projektit më të ri muzikor, “Jom rrit”. Përmes tekstit të kësaj kënge, Fero tregon se ishte ai që i zgjoi prej zhumir reperat, pasi ka qënë duke fjetur.

Ja një pjesë e teksit:

Ktheva hip-hopin i qova pi gjumit, krejt reperat jon fjet
Thojshin hip-hopi ka dek (dek)
Thojshin krejt rruga ka dek (dek)

A është kjo përgjigjia për deklaratën e Mozzik?

Qa po dojn le t’folin, plot della sum lodhin
Asnihere per della s’rashe edhe pse keta folin

Teksti i “Jom rrit” një kopje e “Ashiqare” e Rinës?

Ndërkohë që Fero po shijon suksesin e projektit të tij më të ri, fansat kanë nisur kritikat kundrejt tij dhe në fakt me të drejtë. Shumë fansa aludojnë se teksti i kësaj kënga ka ngjashmëri të madhe me këngën “Ashiqare” kënduar nga Rina.

Kënga e Fero-s:

E qela deren i thashe asaj: “It’s new boss in office” (office)
I qes komt permbi tavoline, perndryshe
Pi tashtit ka ardh bossi i ri n’zyre (n’zyre)
Dhipi jot o kqyre kqyre qysh po kcen, hah (kcen hah)
Shume pune um kryjke s’po ma then ma (spo ma then)
Joint-in myte myte masi e dheza i thashe
Feron kqyre kqyre nese don me pa ma nalt

Kënga e Rinës:

E qela deren i thash asaj its new boss in office
I qes komt permbi tavoliiin, perndryshe
Prej tashtit ka ardh bosi riiii, nzyre
Femnen tonde kqyre kqyre qysh po kcen ha
Shume punen kryke kryke spo ma then mo
Jointin myte myte masi edhe za i thash
Rinen kqyre kqyre nese don me pa nalt

Po ju si mendoni?