Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, dyshja e preferuar e tregut muzikor shqiptar, është rikthyer me projekte të reja muzikore pavarësisht se nuk janë me njëri-tjetrin.
“Jolie” mban titullin prurja më e re e Alban Skënderaj, e publikuar vetëm një javë më parë. Në këtë projekt muzikor, artisti i ka kënduar “one night stand” dhe më bukur se kaq nuk mund t’i këndosh këtij fenomeni. Sugjerimet nga ana e publikut e kanë bërë këtë këngë menjëherë pjesë të klasifikimit të “Top Awards”, duke e pozicionuar në vendin e 10-të.
Nga ana tjetër, Miriam Cani ka ardhur me një dedikim mjaft të bukur për djalin Duam, e cila sigurisht na ka ngrohur zemrat këtë fillim viti, të ftohtë duhet thënë. “Sa shumë të dua” mban titullin kënga e Miriam Canit, e pozicionuar në vendin e 90-të.