Artisti i mirënjohur Alban Skënderaj, feston sot ditëlindjen. Këngëtari i dashur për publikun ka marrë urime të shumta nga fansat, miqtë dhe kolegët e tij.

Por sigurisht urimin më të ëmbël e ka marrë nga bashkëshortja e tij, Miriam Cani. Këngëtarja e njohur ka postuar në Instagram një video ku shfaqet Albani së bashku me dy fëmijët e tyre teksa përbri shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Nëse do të jepej një çmim përtej profesionit, do merrje atë për babain më të mirë në botë. Ameli dhe Duam janë me fat që të kanë.”- shprehet Miriami.