menu

Young Zerka

#Bio

Young Zerka, emri i vërtetë i të cilit është Donald Najtellari, ka lindur më 1 maj në qytetin e Korçës.

Young Zerka ka nisur të merret me muzikë që në fëmijëri kur ka emigruar drejt Anglisë. Fillimisht ka nisur të merret me futboll por më pas kuptoi që talenti i tij i vërtetë ishte në muzikë.

Vendimtare për formimin e profilit të tij si artist, ka qënë bashkëjetesa me një familje xhamajkane në kohën e qëndrimit të Angli.

Sa i përket ndikimit në muzikën e tij, ai tregon se kanë qënë këngëtarët e rrymës reggae si Bob Marley, Peter Tosh, UB 40 por edhe mbreti i pop-it, Michael Jackson.