Ndoshta vlerësohet si bashkëpunimi më i mirë i artistave më të mëdhenj shqiptarë në 10 vjeçarin e fundit. Dhe është pikërisht ai midis Dj Geek, Young Zerka, Dafina Zeqiri dhe Mc Kresha, të cilët risollën këngën e Young Zerkës të publikuar rreth dy muaj më parë “Nafije”.

Ata kanë bërë një remix të “Nafije”, ku secili prej tyre ka ardhur me një stil shumë të veçantë. Projekti origjinal është publikuar para pak muajsh nga Young Zerka, por ky version seç ka diçka që të bën për vete.

Prania e të gjithë këtyre artistëve e çon këtë këngë në një nivel tjetër. Dhe është e kotë të shtojmë që është bërë virale në rrjet sepse tashmë e keni kuptuar.

“Nafije” ka arritur të pozicionohet menjëherë në vend të dytë të listës edhe pse ende një prurje e re. Një projekt mjaft ritmik dhe i pëlqyer shumë nga dëgjuesit, pritet të jetë gjatë pjesë e “The Top List”.